Ndërlidhjet

Irak: Rritet bilanci i viktimave në shkollë



Të paktën tetë persona, gjashtë prej tyre fëmijë, e humbën jetën, dhe rreth 40 vetë u plagosën nga shpërthimi në një shkollë në Bagdad.

Zëdhënësi i forcave irakiane të sigurisë tha se shkaku i shpërthimit nuk ishte bomba, por kishte shpërthyer një arkë me municion e vendosur në shkollë.

Incidenti ndodhi në lagjen Sadr City, kryesisht e banuar me shiitë në verilindje të kryeqytetit irakain.

Gjeneral majori Kasim Ata i fajësoi milicitë shiite për fshehjen e armëve në shkollë, por nuk tha se çfarë e kishte nxitur shpërthimin.

Raporte të pakonfirmuara thanë se punonjësit e shkollës u kishin vënë zjarrin hedhurinave në afërsi, duke nxitur ndoshta shpërthimin e municionit.
XS
SM
MD
LG