Ndërlidhjet

Beogradi shpreson GJND t'i ndalë njohjet e Kosovës



Shpresojmë se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të ndihmojë të “parandalohet çdo njohje e re të Kosovës, dhe t’i pamundësojë Kosovës që t’u bashkangjitet institucioneve ndërkombëtare, ku anëtarësimi është i rezervuar për shtete sovrane”, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç.

“Nëse kemi sukses në gjykatë, do të bëhet e qartë se nuk ka alternativë tjetër përveç rikthimit në tavolinën e bisedimeve”, i tha Jeremiç shtypit të Beogradit.

“Ka pak gjasa që GJND-ja të marrë qëndrim, i cili lejon që kufijtë e shteteve paqësore, demokratike dhe të njohura ndërkombëtarisht, në mënyrë të njëanshme të ndryshojnë përkundër vullnetit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nëse kjo lejohet, atëherë lejohet gjithçka”, ka thënë Jeremiç.
XS
SM
MD
LG