Ndërlidhjet

logo-print

Rusia dhe India nënshkruan pakt bërthamor



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev dhe kryeministri i Indisë Manmohan Sing e nënshkruan sot në Moskë një pakt bërthamor.

Dy udhëheqësit nënshkruan disa marrëveshje, përfshirë atë për rritjen e bashkëpunimit në energjinë civile bërthamore dhe të tregtisë me armë.

Marrëveshja do t’i mundësojë Indisë të furnizohet me uranium për reaktorët e saj, t’i zgjërojë të drejtat e riprocesimit dhe do të mundësojë ndërtimin e katër reaktorëve tjerë bërthamorë rusë në Indi.

Zyrtarët thanë se firma ruse “Rosatom” mund të ndërtojë rreth 20 njësi bërthamore në Indi në të ardhmen.
XS
SM
MD
LG