Ndërlidhjet

logo-print

Berlin: Deputetët shpenzuan 70 mijë euro për stilografë të artë



Parlamenti federal i Gjermanisë dëshiron të pengojë që deputetët nga paratë e taksapaguesve të blejnë stilografë të artë sende tjera luksoze.

Sipas të dhënave të drejtorisë së Bundestagut, vetëm gjatë 10 muajve të parë të këtij viti, 115 deputetë kanë blerë 396 stilografë të llojit "Montblanc", në vlerë prej 68.800 euro.

Çdo deputet në parlamentin federal e ka rrogën bazë 7.668 euro, kurse merr edhe 3.868 euro shtesë për shpenzime të ndryshme, për të cilat nuk paguan tatim.
XS
SM
MD
LG