Ndërlidhjet

KFOR: Gjendja në veri të Kosovës është e mirë



Gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës është stabile ndërsa janë hequr kërcënimet e ekstremistëve për nxitjen e dhunës ndëretnike, ka thënë komandanti rajonal i KFOR-it.

Ne kemi arritur në shkallën ku gjendja e sigurisë është e mirë”, i tha gjenerali francez Arno Sen-Kler Devil agjencisë AFP.

Ai tha se njerëzit, të cilët i ka takuar “në të dyja anët nuk e konsiderojnë më dhunën si mjet për zgjidhjen e konfliktit”.

Të gjithë thonë se koha e ekstremistëve ka kaluar. Unë vërtetë besoj se koha e tyre ka kaluar. Nuk shoh mundësi të ndonjë shpërthimi të papritur dhe brutal të dhunës”, ka thënë gjenerali francez.
XS
SM
MD
LG