Ndërlidhjet

OKB: Iraku të caktojë datën e zgjedhjeve



Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Irakut që "sa më shpejt të jetë e mundur" ta caktojë datën për zgjedhjet parlamentare, të cilat shihen si hap kyç drejt konsolidimit të demokracisë në vend.

Mbrëmë, ligjvënësit irakianë e miratuan ligjin e shumëpritur për zgjedhjet, dhe tani kryesia duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve.

Një zyrtar i Komisionit të Pavarur Zgjedhor tha se komisioni formalisht e ka propozuar 27 shkurtin.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Irak tha se kjo datë është e pranueshme.
XS
SM
MD
LG