Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: 10 të vrarë nga shpërthimet në Lahore



Raportet nga qyteti Lahore thonë se 10 vetë e kanë humbur jetën nga dy shpërthime që e tronditën tregun në këtë qytet lindor pakistanez.

Shkaku i shpërthimeve ende nuk është bërë i ditur.

Po sot, nga një sulm vetëvrasës para një gjykate në qytetin pakistanez Peshavar, u vranë 10 vetë dhe u plagosën më shumë se 50 të tjerë.

Militantët islamistë kanë kryer muajve të fundit disa sulme vdekjeprurëse në Pakistan.
XS
SM
MD
LG