Ndërlidhjet

NATO ofroi 7 mijë trupa shtesë për në Afganistan



Aleatët e Shteteve të Bashkuara në fushatën në Afganistan sot e konfirmuan zotimin e tyre për të dërguar rreth 7 mijë ushtarë shtesë në luftë vitin e ardhshëm.

Oferta formale u bë në takimin në selinë e NATO-s në Mons të Belgjikës, pasi SHBA javën e kaluar u zotuan për 30 mijë përforcime të reja.

Shefi i NATO-s Anders Fog Rasmussen tha se ka indicje të forta se disa vende mund të zotohen edhe për më shumë trupa pas konferencës ndërkombëtare në Lonmdër që mbahet në janar.

Me trupat shtesë, numri i ushtarëve të huaj në Afganistan do të jetë mbi 140 mijë.
XS
SM
MD
LG