Ndërlidhjet

Hagë: Gjykata refuzon sfidimin e Karaxhiqit




Tribunali për krime të luftës në ish Jugosllavi sot e ka refuzuar mocionin e ish liderit të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq, i cili e ka sfiduar legjitimitetin e gjykatës që po e gjykon atë.

Karaxhiq e bojkotoi fillimin e gjykimit të tij muajin e kaluar.

Bojkoti i detyroi gjykatësit e Tribunalit që t’i emërojnë atij një këshilltar ligjor, dhe e shtynë gjykimin deri në mars, 2010 që t’i japin kohë avokatit mbrojtës për t’u përgatitur.

Karaxhiq përballet me burg të përjetshëm nën akuzat se ka orkestruar krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në luftën në Bosnje.
XS
SM
MD
LG