Ndërlidhjet

Gjorgjeviq: Stoilkoviq urdhëroi varrosjen e shqiptarëve të vrarë




I akuzuari Vlastimir Gjorgjeviq dëshmoi sot para Tribunalit të Hagës se urdhërin për varrosjen e shqiptarëve të vrarë të Kosovës në Batajnicë në pranverën e vitit 1999 e ka dhene ish ministri i Brendshëm i Serbisë, Vlajko Stoilkoviq.

Gjorgjeviq, i cili asokohe ishte ndihmës ministrër dhe kryeshef i sigurimit publik të MPB-se të Serbisë, akuzohet për krime kundër shqiptarëve të Kosovës.

Duke folur në mbrojtjen e tij, ai tha se i ka zbatuar urdhërat e Stoilkoviqit megjithese nuk është pajtuar me ato, dhe se për këtë i vjen keq.

Gjorgjeviq tha se nuk ka qenë i lidhur me organizimin e transportit të kufomave të shqiptarëve nga Kosova dhe se nuk e di kush e ka urdhëruar këtë.

Stoilkoviq, të cilin Tribunali i Hagës në vitin 1999 e akuzoi për krime lufte në Kosovë, bëri vetëvrasje në prill 2002.


XS
SM
MD
LG