Ndërlidhjet

Franca kërkon taksë globale për zhvillimin



Franca po mbështet fuqishëm vendosjen e një takse globale, e cila do të përdoret për të çuar përpara zhvillimin e qëndrueshëm në çështje që lidhen me ndryshimet klimatike, arsimin, sigurinë e ushqimeve dhe shëndetin.

Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kushner, në Nju Jork theksoi se ka gjetur mbështetjen e 59 shteteve për nismën në fjalë.

“Ne po flasim për një kontribut të përgjithshëm, që përfshin të gjitha lëvizjet financiare. Kjo taksë nuk do të ndihet fare pasi është pesë cent në 1000 dollarë apo 1000 euro”, tha Kushner.

Kreu i OKB-së, Ban ki Mun, mbështet nismën franceze.
XS
SM
MD
LG