Ndërlidhjet

SHBA e Britania dënojnë dhunën në Iran



Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me përleshjet e fundit mes policisë dhe protestuesve në Iran. Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome kundër demonstruesve në Teheran.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Iën Kelli, tha se Irani vazhdon me “keqtrajtimet, arrestimet arbitrare dhe dënimet e njëjta”.

Në të tjera zhvillime e përditshmja iraniane “Hajat’e No” është mbyllur nga autoritetet. Gazeta njihej për qëndrimet reformiste.
XS
SM
MD
LG