Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me bombë – 12 të vrarë


Policia thotë se në qytetin Multan, në pjesën qendrore të Pakistanit, nga shpërthimi i bombës janë vrarë së paku 12 vetë dhe plagosur disa të tjerë.

Sipas policisë, shpërthimi ka dëmtuar disa ndërtesa, përfshirë edhe një që i takon shërbimit kryesor të inteligjencës në Pakistan.

Gjatë muajve të fundit, Pakistani është goditur nga një numër i sulmeve me bomba, me të cilat militantët islamistë po hakmerren kundër ofensivës së qeverisë kundër talibanëve, në pjesën verilindore të këtij vendi.

Dje nga dy shpërthime në një treg në lindje të Pakistanit humbën jetën 48 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën. Sulmi ndodhi në orët e vona në qytetin Lahore.

Presidneti pakistanez, Asif Ali Zardari, tha se këto akte qyqare nuk do të zbehin vendosmërinë e qeverisë për të luftuar terrorizmin.
XS
SM
MD
LG