Ndërlidhjet

BERZH: Shqyrtohet financimi i rrugëve në Shqipëri


Banka Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim (BERZH), po e shqyrton financimin e rindërtimit të rrugëve lokale në Shqipëri.

Vlera e projektit vlerësohet në 137 milionë euro, ndërsa do të bashkëfinancohej me mjete të Bankës Evropiane Investuese dhe me fondet të BE-së.

Realizimi i projektit do t’i besohet Fondit për Zhvillim të Shqipërisë.

Projekti, për financimin e të cilit BERZH-i do të vendos në fillim të shkurtit, është pjesë e programit më të gjërë të rindërtimit të rrugëve në Shqipëri, që së bashku i financojnë Banka Botërore, Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës dhe fondi i OPEK-ut për zhvillim ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG