Ndërlidhjet

Karzai: Qeveria ka probleme me fonde për siguri


Presidenti Hamid Karzai, thotë se Afganistani ka mungesa të fondeve për ta financuar forcën e tij të sigurisë gjatë 15 apo 20 viteve.

Këto komente zoti Karzai i bëri sot në konferencën e përbashkët për shtyp në Kabul, me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Robert Gejts.

Zoti Gejts e ka riafirmuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, duke theksuar se Uashingtoni nuk do të largohet nga ky vend.

Sekretari Gejts është anëtari i parë i administratës amerikane, që e vizitoi Kabulin, pasi presidenti Obama shpalli se do të dërgohen 30 mijë trupa shtesë në Afganitsan.
XS
SM
MD
LG