Ndërlidhjet

logo-print

BE: U shty vendimi për Maqedoninë


Bashkimi Evropian e ka shtyrë sot vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë, pasi Greqia fqinje e ka kundërshtuar fillimin e negociatave.

Në një dokument, për të cilin janë pajtuar Ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së, thuhet se Brukseli do ta shqyrtoj këtë çështje përsëri gjatë presidencës së Spanjës, që fillon më 1 janar 2010.

Maqedonia shpresonte se liderët e BE-së do ta përcaktonin datën për fillimin e bisedimeve në samitin e kësaj jave, pasi Komisioni Evropian e mbështeti këtë lëvizje në muajin tetor.

Por, Greqia e kundërshton pranimin e Maqedonisë në BE, për shkak të kontestit për emër.
XS
SM
MD
LG