Ndërlidhjet

Mbi 120 të vrarë në Bagdad

  • RFE /RL

Bagdad, 8 dhjetor 2009.

Bagdad, 8 dhjetor 2009.

Mbi 120 persona kanë humbur jetën dhe rreth 400 të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh me bomba në Bagdad. Viktimat përfshijnë civilë dhe personelin e sigurisë.

Sulmet ndodhën shumë afër në kohë me njëra-tjetrën, për çfarë policia tha se ishin të koordinuara.

Sulmi i parë vetëvrasës me makinë - bombë kishte cak stacionin e policisë. Përveç oficerëve policorë, viktima ishin edhe disa studentë të fakultetit teknik, që ndodhet pranë.

Pasuan edhe tri shpërthime të tjera, të drejtuara kah ndërtesat zyrtare, përfshirë së paku dy ministri. Gazetarët raportojnë edhe për të shtëna sporadike.

Shpërthimet e sotme janë të ngjashme me ato të muajit gusht dhe tetor, në të cilat u vranë më shumë se 250 njerëz. Në atë kohë, caqe të sulmeve ishin Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave. Më pas, autoritetet kishin rritur masat e sigurisë jashtë ndërtesave qeveritare.

Dhuna në Irak, në përgjithësi, ka rënë në 18 muajt e fundit. Shifrat zyrtare tregojnë për 122 të vrarë gjatë muajit nëntor – muaj ky me numrin më të vogël të vdekjeve të civilëve irakianë në më se 6 vjet.

Sulmet e sotme ndodhën përderisa zyrtarët irakianë po përgatiten për të shpallur datën e zgjedhjeve parlamentare.

XS
SM
MD
LG