Ndërlidhjet

Kabul: Protesta për vrasjen e civilëve nga NATO-ja


Qeveria e Afganistanit thotë se forcat e NATO-s kanë vrarë gjashtë civilë, përfshirë edhe një grua, gjatë një operacioni në mëngjesin e sotëm në këtë vend.

NATO-ja thotë vetëm se janë vrarë militantët gjatë një sulmi në oborrin e një lideri militant në provincën Laghman.

Presidenti Hamdi Karzai, nëpërmjet të një kumtese, e ka dënuar “vrasjen e civilëve të pafajshëm”.

Disa qindra fshatarë sot marshuan në qytetin Mahtar Lam për të protestuar kundër vrasjes së civilëve.

Një zëdhënës lokal tha se demonstruesit ishin përleshur me forcat afgane të sigurisë, me ç’rast ishin vrarë dy protestues.
XS
SM
MD
LG