Ndërlidhjet

MekKristal: Trupat shtesë do ta rikthejnë situatën


Komandanti amerikan i misionit të aleatëve në Afganistan, gjenerali Stenli MekKristal, tha sot se shtimi i trupave të SHBA-ve në këtë vend, do t’ju mundësoj forcave ndërkombëtare që “ta kthejnë momentin e kryengritësve” dhe të sigurojnë disfatën përfundimtare të talibanëve.

Gjatë një dëgjimi në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, gjenerali MekKristal, tha se “në verë të vitit 2011do të jetë e qartë për popullin afgan se kryengritja nuk do të fitoj, dhe kjo u jep atyre rast për tu radhitur në anën e qeverisë së tyre”.

Kjo dëshmi u bë një javë pasi presidenti, Barak Obama, shpalli vendimin për dërgimin e 30 mijë trupave shtesë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG