Ndërlidhjet

logo-print

Slloveni: Kundër marrëveshjes së heshtur në BE


Kryeministri slloven, Borut Pahor, ka vlerësuar sot në Burksel, se është e gabueshme që në mesin e pjesës më të madhe të liderëve të BE-së, ekziston një marrëveshje e heshtur, që pas hyrjes së Kroacisë dhe Islandës, është e domosdoshme një pauzë prej disa viteve për shqyrtimin e pranimit të kandidatëve të rinjë.

Këtë deklaratë zoti Pahor e tha në tubimin për “Epokën e re në Ballkan”.

Zyrtari i lartë i Komisionit Evropian, Majkël Lei, ka theksuar përparimet të cilat i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e asocimit me BE-në.

Sipas tij, pragmatizëm i madh është treguar lidhur me Kosovën dhe Serbinë dhe ka bërë të ditur se problemet bilaterale në rajon duhet të zgjidhen me negociata dhe me ndihmën e BE-së.

Por, sipas zotit Lei, kjo nuk duhet ta rrezikoj procesin e afrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG