Ndërlidhjet

logo-print

Hyseni: Asgjë nuk anulon pavarësinë e Kosovës



"Askush nuk mund ta anulojë pavarësionë e Kosovës", ka thënë për Radion Evropa e Lirë ministri i Jashtëm Skënder Hyseni, njëherit kryesues i delegacionit kosovar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Nëse qëllimi i këtij debati ishte zvarritja e procesit të njohjes së Kosovës, atëherë kjo është arritur. Neve na vjen keq që ka ndodhur kjo, por nuk jemi të befasuar me asnjë hap të Serbisë”, ka thënë shefi i diplomacisë kosovare në Hagë.

“Ne jemi realistë. Por, ashtu si Serbia e bën punën e saj, edhe ne e bëjmë punën tonë. Në këtë drejtim, asgjë asgjë nuk do ta pengojë Kosovën që në një kohë të caktuar të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, dhe askush nmuk duhet të dyshojë se ajo në plan afatgjatë do t’i realizojë të gjitha synimet e saj”, ka thënë Hyseni për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG