Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Rusi: Synohet arritja e marrëveshjes së re për armatim


Shefi i shtamadhorisë së ushtrisë amerikane, Majk Mjulen, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia synojnë arritjen e marrëveshjes për zëvendësimin e paktit START 1, afati i së cilit skadoi javën e kaluar.

Admirali Mjulen, ka refuzuar të japë detaje për negociatat, por tha se zyrtarët për siguri kombëtare të nivelit më të lartë të të dy qeverive, aktualisht janë të involvuar në diskutime.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, sot në një konferencë për shtyp në Moskë, tha se “marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, por nuk ka dhënë ndonjë datë specifike.

Sipas Paktit START 1, të dy vendet ishin të obliguara që arsenalet bërthamore t’i reduktonin për së paku 25%.
XS
SM
MD
LG