Ndërlidhjet

Al-Maliki: Pas sulmeve në Bagdad kërkohet durim


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, ka kërkuar nga irakianët që të kenë “durim” dhe të qëndrojnë së bashku me forcat e tyre të sigurisë, një ditë pas sulmeve të koordinuara me bomba në Bagdad, nga të cilat u vranë së paku 127 vetë.

Këto komente i bëri në një fjalim televiziv, pasi ai dhe zyrtarët e sigurisë janë kritikuar për lëshime në sferën e sigurisë, pas sulmeve, për të cilat u fajësua al-Kaida.
XS
SM
MD
LG