Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi: Maqedonia të bëhet protektorat ndërkombëtar


Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, kërkoi sot që qeveria e Maqedonisë të japë dorëheqje dhe që Maqedonia të vendoset nën protektorat ndërkombëtar.

Ai këto komente i bëri duke iu referuar dështimit që BE-ja ta caktoj datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, për shkak të kundërshtimit të Greqisë.

Zoti Thaçi tha se qeveria Gruevski po zhvillon politikë anti-shqiptare dhe anti-NATO e BE.

Sipas tij, Maqedonia mund të shpëtoj si shtet, vetëm nëse pranohet dokumenti i PDSH-së për marrëveshje historike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve.
XS
SM
MD
LG