Ndërlidhjet

logo-print

Stavridis: Kosova - model për Afganistanin


Prishtinë, 9 dhjetor 2009 - Komandanti suprem i NATO-s për Evropë, admirali Xhejms Stavridis, gjatë konferencës së përbashkët me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler.

Prishtinë, 9 dhjetor 2009 - Komandanti suprem i NATO-s për Evropë, admirali Xhejms Stavridis, gjatë konferencës së përbashkët me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler.

Kosova të shërbejë si model për Afganistanin, tha sot në Prishtinë, komandanti suprem i NATO-s për Evropë, admirali Xhejms Stavridis. Ai vlerësoi se reduktimi i forcave të KFOR-it në 10 mijë, është tregues i fuqishëm për suksesin dhe përparimin e bërë.



Arritjet në Kosovë janë model se si misioni i NATO-s në Afganistan mund të lëvizë përpara. Këtë vlerësim e dha në Prishtinë komandanti suprem i NATO-s për Evropën, admirali Xhejms Stavridis.

“Më duhet të them se puna e madhe dhe arritjet këtu në Kosovë janë në çdo kuptim model se si mund të lëvizim përpara në Afganistan. Këtu shohim bashkëpunim të autoriteteve civile me ato ushtarake, këtu shohim NATO-n se si ndërmerr rol të rëndësishëm, por në partneritet me Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”.

“Këtu shohim përparim të madh, ndërsa populli i Kosovës, në partneritet me grupet ndërkombëtare, punon për të sjellë siguri për këtë vend. Jam shumë i inkurajuar nga ajo që shoh këtu dhe pres të shoh përparim të njëjtë në të ardhmen edhe në Afganistan”,
tha Stavridis në një konferencë të përbashkët për media me komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Markus Bentler.

Admirali amerikan, Stavridis, rikonfirmoi se, në fund të janarit të ardhshëm, trupat e KFOR-it në Kosovë do të reduktohen në 10 mijë. Ky fakt, sipas komandantit suprem të NATO-s, është lajm i mirë për Kosovën.

“Ky është indikacion i fuqishëm për përparimin dhe suksesin. Do të lëvizim përpara me shumë kujdes dhe do të punojmë shumë ngushtë me të gjithë partnerët këtu, me qeverinë, me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me policinë, për të siguruar se e ardhmja e Kosovës vazhdon të jetë e ndritshme, sikur edhe i tërë përparimi që është bërë në vitet e fundit”,
u shpreh admirali amerikan, Xhejms Stavridis.

Baza e KFOR-it në Prishtinë
Ai përgëzoi popullin e Kosovës, por edhe autoritetet kosovare e ndërkombëtare të sigurisë, për, siç tha, zgjedhje të suksesshme.

Komandanti suprem i NATO-s u shpreh i inkurajuar edhe nga përparimi që ka bërë Forca e Sigurisë e Kosovës, forcë kjo që është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s.

Ndërsa, komandanti i KFOR-it, gjenerali Markus Bentler, tha se pjesëtarët e FSK-së janë një hallkë e rëndësishme në strukturën e sigurisë, megjithëse ende nuk janë forcë ushtarake.

FSK-ja plotëson një hendek të rëndësishëm në strukturën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë”, tha gjenerali gjerman, Markus Bentler.

Admirali amerikan, Xhejms Stavridis, viziton për herë të dytë Kosovën, që kur u emërua komandant suprem i NATO-s për Evropën, në korrik të këtij viti.
XS
SM
MD
LG