Ndërlidhjet

Tiranë: Opozita - qeveria, përplasje rreth mitingut


Opozita në Shqipëri vlerësoi se mitingu i djeshëm në Tiranë, me rastin e 8 dhjetorit, ishte antimiting shtetëror, për të mos hapur kutitë e votimit.

Deputeti socialist, Blendi Klosi, poashtu, akuzoi qeverinë se ka përdorë administratën dhe nxënësit e shkollave dhe ka shpenzuar 4 milionë eruo. Sipas tij, qeveria ka shfrytëzuar një datë historike për qëllime politike.

Por, qeveria i ka hedhur poshtë këto akuza. Ministrja e integrimit, Majlinda Bregu, tha se gjysmë milioni shqiptarë të mbledhur në sheshin Skendërbej, festuan arritjet e Shqipërisë, që sot është edhe më afër Bashkimit Evropian.

Ajo kërkoi që manifestimi i qytetarëve për demokraci, të mos keqinterpretohet për qëllime politike.
XS
SM
MD
LG