Ndërlidhjet

Bosnjë: Në varrezën e re masive - mbi 100 trupa të pajetë


Mjekoligjorët serbë thanë sot se kanë zhvarrosur më se 100 trupa të pajetë, nga një varrezë masive afër qytetit të Srebrenicës.

Janë gjetur edhe pesë thasë me rroba në afërsi të varrezës, ku mbetjet e trupave të pajetë ishin zhvendosur në përpjekje për ta fshehur krimin.

Tetë mijë burra e djem myslimanë janë vrarë në Srebrenicë, në vitin 1995, kur serbët e Bosnjës e okupuan këtë rajon dhe ndodhi masakra më mizore që është parë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Më se 70 vareza masive janë gjetur dhe më se 5 mijë viktima janë identifikuar.
XS
SM
MD
LG