Ndërlidhjet

Pakistan: Janë arrestuar pesë amerikanë


Pesë amerikanë të rinjë janë arrestuar në Pakistan. Zyrtarët thonë se ata janë nën hetime për mundësi se janë të lidhur me grupet e organizuara terroriste.

Zyrtarët pakistanezë thonë se të pesë amerikanët, që thonë se janë studentë, janë zënë këtë javë në provincën Punxhab, në lindje të këtij vendi.

Agjencia amerikane, FBI, tha se po punonte me autoritetet e Pakistanit për të përcaktuar qëllimin e vizitës së tyre në Pakistan.

Liderët e grupit Këshilli për Raportet Amerikano – Islamike në Shtetet e Bashkuara, kanë thënë se anëtarët e familjeve të pesë personave janë paraqitur për të kërkuar ndihmë, pasi ata ishin zhdukur në muajin nëntor.
XS
SM
MD
LG