Ndërlidhjet

Oslo: Obama e merr Çmimin Nobel për Paqe


Presidenti amerikan, Barak Obama, që aktualisht ka shpallur dërgimin e më tepër ushtarëve në luftën në Afganistan, sot e merr Çmimin Nobel për Paqe në ceremoninë që zhvillohet në Oslo të Norvegjisë.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se në fjalimin që do të mbajë me këtë rast, zoti Obama synon që drejtpërsëdrejti ta trajtoj paradoksin e marrjes së çmimit prestigjioz për paqe, përderisa është komandant i forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara në luftërat në Irak dhe në Afganistan.

Agjencia Rojters raporton se një zyrtar amerikan ka thënë se Obama planifikon që luftën në Afganistan ta shpjegoj si pjesë e angazhimeve më të gjëra për paqe.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha mbrëmë se Obama e ka parasysh se “ai nuk i takon të njejtit diskutim”, si për shembull të fituesve të mëparshëm të këtij çmimi, Nelson Mendela apo Nëna Tereze.
XS
SM
MD
LG