Ndërlidhjet

SHBA: I dyshuari për Mumbai thotë se nuk është fajtor


Personi pakistanezo-amerikan, Dejvid Koleman Hedli, i ka thënë një gjykate amerikane se nuk është fajtor lidhur me akuzat për konspiracion për planifikim të sulmeve terroriste në Mumbai të Indisë, në vitin 2008.

I akuzuarai 49 vjeçar, tha se nuk është fajtor për asnjërën prej 12 akuzave kundër tij në gjykatën federale në Çikago.

Zoti Hedli, i lindur në SHBA, që nënën e ka amerikane, ndërsa babain pakistanez, është i akuzuar se në Mumbai ka udhëtuar pesë herë dhe se ka bërë vëzhgimin e caqeve, që ishin sulmuar nga ekstremistët, në nëntor të vitit 2008, duke vrarë 166 vetë.

Ai, poashtu, akuzohet se ka ndihmuar planifikimin e sulmit kundër një gazete daneze, që i botoi karikakturat e Profetit Muhamed.
XS
SM
MD
LG