Ndërlidhjet

Obama: Ka pasur më meritorë për çmimin Nobel



“Padyshim ka pasur të tjerë që ndoshta e kanë merituar më shumë” çmimin Nobel për Paqe, deklaroi presidenti amerikan Barak Obama. Komentet u bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin norvegjez, derisa Obama merr sot edhe zyrtarisht çmimin.

“Nuk kam dyshim se ka të tjerë që mund ta kenë merituar më shumë çmimin Nobel. Detyra ime është të vazhdojë në rrugën, që mendoj se është e rëndësishme jo vetëm për Amerikën, por është e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në botë”, tha Obama.

Ai premtoi thellimin e politikës së angazhimit dhe përfshirjes në politikën e jashtme, përfshi përpjekjet për arritjen e paqes dhe sigurisë përfundimtare në botë, stabilizimin e Afganistanit, adresimin e problemeve që lidhen me ndryshimet klimatike dhe zhbërjen e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG