Ndërlidhjet

Borxhi i Greqisë, nivele rekord



Borxhi i Greqisë ka arritur në 300 miliardë euro, çfarë është niveli më i lartë i borxhit në historinë moderne të këtij vendi, deklaroi ministri i financave të Greqisë para parlamentit.

Kryeministri i Greqisë, George Papndreou, ka tërhequr vërejtjen se kriza financiare në këtë vend e rrezikon sovranitetin kombëtar dhe se Greqia duhet “ta çrrënjosë borxhin”, ose “borxhi do ta eliminojë vendin”.

Kjo deklaratë e kryeministrit u bë pas komenteve shqetësuese nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG