Ndërlidhjet

Ish ushtarët serbë kërkojnë shpërblim për luftën në Kosovë



Rreth 300 ish anëtarë të ushtrisë dhe forcave serbe të sigurisë, që kanë marrë pjesë në luftën në Kosovë në vitet 1998-’99 kanë protestuar në Leskovac.

Protestuesit, që kërkojnë pagesat e premtuara për pjesëmarrjen në luftë dhe për statusin e veteranit, kanë kërcënuar se do të bllokojnë hekurudhën.

Nuk ka pasur reagime nga qeveria, e cila në të shkuarën i ka hedhur poshtë pretendime të ngjashme.
XS
SM
MD
LG