Ndërlidhjet

Nesterenko: Rusia pret vlerësim të duhur nga GJND



Rusia është e bindur se Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, e cila e shqyrton ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të sjellë vendim objektiv, ka deklaruar Andrei Nesterenko, përfaqësues i ministrisë së Jashtme në Moskë.

"Jemi të bindur se gjykata do t'u japë vlerësimin e nevojshëm argumenteve të të gjithë pjesëmarrësve, dhe do të sjellë vendim këshilldhënës, i cili mo të bëhet udhërrëfyes i rëndësishëm në përcaktimin e sundimit të ligjit në marrëdhëniet ndërkombëtare", tha Nesterenko.

Nesterenko ka vlerësuar se SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe vendet tjera evropiane, duke kuptuar se e drejta ndërkombëtare nuk është në anën e tyre, duan të tregojnë se ajo nuk e rregullon çështjen e shpalljes së pavarësisë, ose duan që çështjen e Kosovës ta paraqesin si unike.

XS
SM
MD
LG