Ndërlidhjet

BE diskuton për klimën dhe ekonominë



Udhëheqësit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë nisur takimin dy ditor ku ndryshimet klimatike dhe kriza ekonomike janë temat kyçe.
BE-ja dëshiron të marrë rol drejtues në përpjekjet globale për të luftuar ndryshimet klimatike, duke miratuar një paketë prej 6 miliardë eurosh. Ky fond do t’i jepet vendeve në zhvillim.

Kriza ekonomike do të jetë një tjetër temë diskutimi, veçanërisht nën dritën e zhvillimeve në Greqi. Greqia përballet me një krizë buxheti të paparë në historinë moderne të këtij vendi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel para takimit tha se është e rëndësishme që të ruhet qëndrueshmëria e euros. Merkel shtoi se BE –ja ka përgjegjësi për stabilitetin ekonomik të Greqisë.

Borxhi i Greqisë ka arritur në 300 miliardë euro. Kryeministri i Greqisë, Papandreu, ka tërhequr vërejtjen se kriza financiare në këtë vend e rrezikon sovranitetin kombëtar dhe se Greqia duhet “ta çrrënjosë borxhin”, ose “borxhi do ta eliminojë vendin”.
XS
SM
MD
LG