Ndërlidhjet

BE ende pa vendim, megjithë punën e natës



Përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian kanë punuar gjatë gjithë natës për të arritur një marrëveshje lidhur me sasinë e parave që do të japin për vendet në zhvillim. Ky fond të ndihmojë vendet në zhvillim për të përballuar koston e përpjekjeve për të uluar sasinë e dioksidit të karbonit të lëshuar në ajër.

Bashkimi Evropian synon të marrë rolin drejtues në botë lidhur me luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Krerët e BE-së synonin një fond prej 6 miliardë eurosh, por vendet anëtare nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët lidhur me këtë shifër. Brukseli zyrtar ka thënë se vendet e pasura duhet të japin 5-7 miliardë euro çdo vit për vendet në zhvillim, që të përballojnë koston e programeve që synojnë përballjen me ngrohjen gloable. BE-ja synon të japë një të tretën e kësaj shume.
XS
SM
MD
LG