Ndërlidhjet

logo-print

UEFA, raport rreth Ukrainës për ndeshjet e 2012



UEFA do të bëjë publike gjatë ditës sa dhe cilat qytete të Ukrainës do të jenë të përfshira në organizimin e ndeshjeve të kampionatit evropian të futbollit në vitin 2012.

Ukraina së bashku me Poloninë do të jenë organizatoret e evropianit të vitit 2012. Në fillim të këtij viti UEFA publikoi emrat e katër qyteteve polake ku do të zhvillohen ndeshjet. Në Ukrainë është konfirmuar deri tani Kjevi, si një nga qendrat ku do të luhen ndeshjet.

Kriza ekonomike ka ndikuar në aftësinë e Ukrainës për të qenë gati pë finalet e kampionatit evropian të futbollit.
XS
SM
MD
LG