Ndërlidhjet

logo-print

GJND: Përfundojnë seancat dëgjimore për Kosovën



Sot përfundon paraqitja e argumenteve pro dhe kundër ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Venezuela dhe Vietnami, që pritet të deklarohen në favor të Serbisë, mbyllin seancat dëgjimore. Pas kësaj i mbetet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që në pranverën e vitit të ardhshëm ta thotë mendimin këshilldhënës, por jo detyrues.

Deri tani, nga vendet e paraqitura në seancat dëgjimore 14 kanë mbështetur shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe 10 kanë mbrojtur qëndrimin e Serbisë.
XS
SM
MD
LG