Ndërlidhjet

Agjentët e SHBA-ve marrin në pyetje të dyshuarit në Pakistan



Agjentët e FBI-së dhe të agjencive të tjera të sigurisë së Shteteve të Bashkuara i janë bashkuar kolegëve të tyre pakistanezë në marrjen në pyetje të pesë amerikanëve. Pesë të rinjë nga Shtetet e Bashkuara janë arrestuar në Pakistan nën dyshimin për përfshirje në aktivitete terroriste.

Burimet pakistaneze pohojnë se pesë amerikanët e besimit mysliman ishin takuar me drejtues të grupeve që kanë lidhje me Al Kaidën dhe kishin kërkuar të aftësoheshin. Ata nuk qenë pranuar pasI nuk kishin rekomandime të besueshme nga rrethet e militantëve.

Të pesë personat që janë studentë u raportuan të humbur nga familjet e tyre në fund të nëntorit. Të pestë jetojnë në Virxhinia, në afërsi të Uashingtonit.
XS
SM
MD
LG