Ndërlidhjet

Gejts takohet me al Malikin



Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gejts u takua sot me kryeministrin irakian Nuri al Maliki. Gejts ka arritur në Irak gjatë ditës së djeshme për një vizitë dy ditore.

Vizita e Gejtsit në Irak bëhet në javën ku rreth 130 persona vdiqën e 500 të tjerë u plagosën nga një valë sulmesh në Bagdad.

Sulmet ngritën pikëpyetje rreth aftësisë së forcave irakiane të sigurisë për tu përballur me problemet e sigurisë në vend. Trupat amerikane do të tërhiqen nga Iraku vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG