Ndërlidhjet

BE, po sanksioneve shtesë ndaj Iranit



Bashkimi Evropian është i përgatitur për sanksione të reja ndaj Iranit, në kuadër të OKB-së, nëse Teherani nuk pranon të bashkëpunojë rreth programeve bërthamore.

Deklarata e udhëheqësve të 27 vendeve anëtare vjen pas përpjekjeve të Francës, Britanisë dhe SHBA-ve për sanksione shtesë ndaj Iranit. Teherani deri tani nuk e ka pranuar ofertën ndërkombëtare.

Shumë nga qeveritë perëndimore dyshojnë se Irani synon të prodhojë armë bërthamore. Teherani asnjëherë nuk i ka pranuar akuzat.
XS
SM
MD
LG