Ndërlidhjet

logo-print

Braun e Sarkozi: BE-ja, 2 miliardë euro për klimën



Udhëheqësit e Britanisë dhe Francës thanë se Bashkimi Evropian do të angazhohet të japë mbi 2 miliardë euro në vit për të ndihmuar vendet e varfëra dhe ato në zhvillim që të luftojnë ngrohjen globale.

Kryeministri britanik, Gordon Braun dhe presidenti francez, Nikola Sarkozi thanë se vendet e tyre do të kontribuojnë një pjesë të rëndësishme të kësaj shume.

Përfaqësuesit e vendeve të Bashkimit Evropian nuk arritën të enjten të binin dakord për një shifër konkrete.

Fondi në fjalë synon që në afat të shkurtër të ndihmojë vendet e varfëra, veçanërisht ato afrikane, që të fillojnë të ulin sasitë e dioksidit të karbonit të lëshuara në ajër. Bashkimi Evropian synon të marrë rolin drejtues në botë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
XS
SM
MD
LG