Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani do ekstradojë 5 amerikanët e arrestuar



Pesë të rinjë amerikanë, të arrestuar në Pakistan për lidhje me aktivitete terroriste, sipas të gjitha gjasave do të ekstradohen ne Shtetet e Bashkuara.
Lajmi bëhet i ditur për agjencitë e lajmeve nga zyrtarë pakistanezë të sigurisë.

Agjentët e FBI-së dhe të agjencive të tjera të sigurisë së Shteteve të Bashkuara i janë bashkuar kolegëve të tyre pakistanezë në marrjen në pyetje të pesë amerikanëve.

Burimet pakistaneze pohojnë se pesë amerikanët e besimit mysliman ishin takuar me drejtues të grupeve që kanë lidhje me Al Kaidën dhe kishin kërkuar të aftësoheshin. Ata nuk qenë pranuar pais nuk kishin rekomandime të besueshme nga rrethet e militantëve.

Të pesë personat, që janë studentë, u raportuan të humbur nga familjet e tyre në fund të nëntorit. Të pestë jetojnë në Virxhinia, në afërsi të Uashingtonit.
XS
SM
MD
LG