Ndërlidhjet

BE jep 7.2 miliardë euro për klimën



Vendet e Bashkimit Evropian kanë premtuar të japin 7.2 miliardë euro që të luftohet ngrohja globale. Vendet anëtare të BE-së nga e enjtja po diskutojnë ndryshimet klimatike dhe krizën ekonomike.

Kryeministri britanik, Gordon Braun dhe presidenti francez, Nikola Sarkozi thanë se vendet e tyre do të kontribuojnë një pjesë të rëndësishme të kësaj shume.

Fondi në fjalë synon që në afat të shkurtër të ndihmojë vendet e varfëra, veçanërisht ato afrikane, që të fillojnë të ulin sasitë e dioksidit të karbonit të lëshuara në ajër.

Bashkimi Evropian synon të marrë rolin drejtues në botë në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
XS
SM
MD
LG