Ndërlidhjet

Maroviç: Marrëdhëniet diplomatike me Kosovën në pritje



Mali i Zi nuk do t’i vendosë marrëdhëniet diplomatike me Kosovën përderisa po zgjat debati në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, përkatësisht deri sa kjo gjykatë të marrë vendim. Ky është mendimi im, megjithëse nuk është qëndrim zyrtar i Podgoricës, ka thënë nënkryetari i qeverisë malazeze Svetozar Maroviq në intervistën për gazetën “Danas” të Beogradit.

Maroviç ka shtuar se nuk sheh arsye për të shpejtuar.

Vetëm një javë më parë, Maroviç deklaroi ndryshe kur paralajmëroi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Podgoricës dhe Prishtinës.
XS
SM
MD
LG