Ndërlidhjet

logo-print

Papa i turpëruar nga abuzimet e kishës në Irlandë



Papa Benedikti XVI tha sot se ai i ndan ndjenjat e “zemërimit, tradhtimit dhe turpit” me popullin irlandez për raportin e qeverisë se për 30 vjet udhëheqësit e Kishës i kanë heshtur abuzimet e shumta seksuale të fëmijëve.

Në deklaratën e lëshuar pas takimit të tij me kryepeshkopët e Kishës së Irlandës, Vatikani poashtu tha se papa ishte “i shqeztësar dhe i tronditur” nga përmbajtja e raportit.

Raporti u bë publik në Dablin në nëntor pas një hetimi të urdhëruar nga qeveria e Irlandës.
XS
SM
MD
LG