Ndërlidhjet

UEFA caktoi qytetet e Ukrainës për Euro 2012



UEFA tha sot se qytetet e Ukrainës, Kiev, Lvov, Donetsk dhe Harkiv, do të jenë mikpritëse të Kampionatit Evropian të Futbollit 2012.

Njoftimin e bëri presidenti i UEFA-s, Mishel Platini në një konferencë për shtyp, ku i lëvdoi përpjekjet e qeverisë së Ukrainës lidhur me përgatitjet për kampionatin, i cili bashkarisht do të organizohet nga Ukraina dhe Polonia.

Platini konfirmoi se finalja e kupës do të luhet në Kiev.

UEFA e kishte shtyrë caktimin e qyteteve ukrainase, për shkak të vonesave në projektet e infrastrukturës.
XS
SM
MD
LG