Ndërlidhjet

Rusi: 142 të vdekur nga zjarri në Perm



Bilanci i viktimave nga zjarri, i cili fundjavën e kaluar shpërtheu në një klub nate në qytetin Perm në Rusi, ka shkuar në 142, pasi sot edhe 10 persona të tjerë ndërruan jetë nga plagët.

Ministria ruse e shëndetësisë tha se rreth 90 njerëz ende ndodhen në spital.

Presidenti rus Dimitri Medvedev dhe kryeministri Vladimir Putin kanë bërë thirrje për rishikimin e rregullave për mbrojtje nga zjarri, duke kërkuar zbatimin më të rreptë të tyre dhe dënimin e personave që shkelin rregullat.

Kundër pronarit dhe drejtuesit të klubit janë ngritur aktakuza.
XS
SM
MD
LG