Ndërlidhjet

Irani: Sanksionet janë të padrejta dhe politike


Teherani tha se çfarëdo sanksionesh të reja të Kombeve të Bashkuara, lidhur me programin kontestues atomik të Iranit, do të jenë “të padrejta dhe politike”.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme iraniane, Ramin Mehmanparast, poashtu, vlerësoi se sanksionet eventuale do të ishin “jashtë çfarëdo kornize juridike ndërkombëtare të njohur”.

Këto komente u bënë, pasi dje Shtetet e Bashkuara iu bashkuan liderëve të Bashkimit Evropian, në tërheqjen e vërejtjes se Irani do të ballafaqohet me “konsekuenca” nëse programin e tij bërthamor nuk e sjellë në harmoni me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me obligimet e parapara nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike.

BE-ja më herët ka thënë se Irani ka dështuar t’i plotësoj obligimet e tij ndërkombëtare lidhur me programin atomik dhe se Brukseli do t’i shqyrtoj opsionet për përgjegjje ndaj Iranit, gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG