Ndërlidhjet

logo-print

Vuds: Tërheqje e pacaktuar nga golfi


Ylli i golfit, Tajger Vuds, ka shpallur se për një “kohë të pacaktuar” do të tërhiqet nga golfi profesional për “t’i përmirësuar dëmet” që i ka bërë familjes së tij gjatë asaj që ai e përshkruajti si “pabesi” martesore.

Në një deklaratë në faqen e tij në internet, zoti Vuds, që radhitet i parti në ranglistat botërore të golfit, tha se ka vendosur që të fokusohet në angazhimin e tij për të qenë “burrë, baba dhe person më i mirë”.

Ai tha se ishte “thellë i bindur për lëndimet” që i ka shkaktuar bashkëshortes dhe fëmijëve të tij dhe ka kërkuar falje.

Tajger Vuds, njëri nga sportistët më të njohur në botë, me të ardhura prej qindra miliona dollarësh, gjatë ditëve të fundit është protagonist i raporteve për përfshirje në afera jashtëmartesore me më shumë se 10 femra, përfshirë kamariere, hostese të klubeve të natës dhe yje të pornografisë.
XS
SM
MD
LG